Shënohet 75 përvjetori i fillimit të fundit të regjimit nazist
6 qershori i vitit 1944 shënon fillimin e fundit të regjimit nazist. 170 mijë ushtarë sulmuan plazhet e Normandisë në manovrën më të madhe në histori.

Lajme
Për të shënuar këtë përvjetor po marrin pjesë udhëheqësit e vendeve më të mëdha të botës.
Përkujtimet e Ditës D filluan me liderët që po qëndrojnë në Britaninë e Madhe.
Mbretëreshës Elizabetë dhe kryeministres Theresa May iu bashkua edhe presidenti Donald Trump që po qëndron në vizitën treditore.
Po ashtu, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe shumë të tjerë. /kk