Shenjat që tregojnë se qelizat e këqija që pushtojnë trupin nuk duhet neglizhuar kurrë

Mos neglizhoni shenjat që tregojnë çrregullime në trupin tuaj.

Lifestyle

29/01/2020 08:49

Sëmundjet e shumta zakonisht zbulohen në fazat e fundit dhe kur të gjitha shpresat humbin. Nëse do të njihnit disa nga shenjat treguese të qelizave të këqija kur pushtojnë trupin tuaj, atëherë mund ta kapni në një fazë të hershme dhe ta luftoni, transmeton Living.

Kanceri është një vrasës i heshtur. Sidoqoftë, studimet e fundit britanike kanë treguar që disa kancere kanë simptoma që shfaqen shumë më herët. Kur kanceri diagnostikohet herët, ai mund të kurohet, të ngadalësohet, gjë që më pas mund të çojë në shanse më të larta të mbijetesës.

Këtu janë disa shenja dhe simptoma të hershme të kancerit:

Gjakderdhje e vazhdueshme ose shenja në lëkurë. Një nga shenjat e hershme të leukemisë është gjakderdhja e pandalshme ose puçrrat. Kjo për shkak se qelizat e kuqe të gjakut nuk mund të funksionojnë më normalisht, duke bërë që gjaku të mpikset.

Ndryshimet në thonj

Ka artikuj që ju tregojnë se duhet t’i kushtoni vëmendje thonjve tuaj, sepse disa simptoma të sëmundjes manifestohen në atë pjesë të trupit tuaj.

Gunga

Lloje të ndryshme të kancerit ndikojnë në sistemin limfatik. Këto ndryshime bëjnë që të formohen gunga në pjesë të caktuara të trupit.

Ënjtje në fytyrë

Kjo është një nga simptomat e kancerit që shpesh injorohet, sepse gjithmonë mund të përjashtohet si një reagim alergjik ndaj ushqimit që keni ngrënë ose diçkaje tjetër.

Ënjtje në gji

Disa shenja të hershme të kancerit shfaqen si plagë të kuqe, kruajtje, ënjtje në gji dhe ndryshime tek zona e thithka. Lexoni këtu disa shenja të hershme të kancerit të gjirit.