Shenjat që tregojnë se partneri juaj po ju mashtron

17:51 | 22 Gusht 2019

Shumë ironike, në vend se në një lidhje të marrim dashuri, kujdes dhe mbështetje, ne ndonjëherë përfundojmë duke qenë të kontrolluar nga partneri ynë.

Duhet të keni parasysh se jo të gjitha informacionet në këtë artikull janë subjektive dhe nuk duhet të merren parasysh në cilën do situatë.

Sido që të jetë, këtu i gjeni disa nga këto shenja, raporton “Bright side”, transmeton lajmi.net.

Ju jeni fajtor. Gjithmonë.

Mashtruesit ndajnë një aftësi të përbashkët: ata janë të përkryer për t;iu bërë të ndiheni fajtor në çfarëdo situate.

Dhe ata janë viktima. Gjithmonë.

Po ashtu, mashtruesit gjithmonë janë të mirë për ta bërë vetën viktima duke ju lënë të mendoni se jeta e tyre është aq e vështire dhe se ju duhet të ndjeheni keq për fatkeqësitë e tij ( dhe t’i ndihmona me ekstra punë që ata kanë pranuar).

Mashtruesit përdorin truqe për t’iu shmangur përgjegjësive. Andaj keni kujdes.

Ata provokojnë

Nëse një mashtrues është jashtë argumenteve, ai mund të tentojë të ju provokojë. Ata do ju thonë gjëra që një njeri normal nuk do i thoshte asnjëherë.

Problemet e juaja. Nuk i dëgjojnë asnjëherë

Një tjetër aftësi që e ndajnë mashtruesit është se atyre me të vërtet nuk ju intereson për asgjë. Nëse doni të flini për problemet e juaja, një person mashturues do mundohet të shmang bisedën dhe të bëhet kinse është i zërë me punë ose mund ta kthejnë bisedën duke folur për problemet e tyre.

“Unë vdes pa ty”

Kjo teknike manipulative zakonisht quhet shantazh emocionale dhe pa dyshim është njëra prej teknikave më egoiste.

Manipuluesi luan ndjenjën e frikës dhe fajit, duke imponuar përgjegjësi për jetën dhe shëndetin e tyre. Me fjalë të tjera “Unë nuk mundem të jetoj pa ty, ose do të vras veten”, gjë që asnjëherë nuk do ta bënin.

Ata përdorin truqe

Manipulatorët janë shumë të mirë në përdorimin e truqeve për të marr atë që dëshirojnë nga ju. Ata do ju bëjnë të shkoni në vende që ndoshta ju nuk pëlqeni dhe nuk do ju lënë hapësirë që t’i kundërshtoni.  /Lajmi.net/