Shenjat që tregojnë se fytyra juaj po plaket më shpejtë sesa që duhet
Të gjitha këto shenja tregojnë se duhet të keni kujdes me produktet që përdorni.
Lifestyle
Të gjithë pajtohemi me faktin se lëkura jonë do të plaket me kalimin e kohës, por disa shenja tregojnë se edhe pse jeni akoma në të 20-at, lëkura juaj po plaket më shpejtë sesa që duhet, shkruan lajmi.net.
Mund të jetë shenjë që duhet të ndryshoni zakonet dhe stilin e jetës sa më shpejt që mundeni, sepse lëkura juaj nuk është duke e përballuar mirë.

- Gunga të vogla në fytyrë
Këto gunga quhen milia, dhe janë gunga të vogla të bardha që shfaqen rreth hundës dhe mollëzave. Ato tregojnë se lëkura juaj po humbë aftësinë për të nxjerrë toksinat nga poret. Kremat e tepërta shkaktojnë milia.

- Buzët iu hollohen
Nëse e vëreni se buzët tuaja kanë nisur të hollohen, atëherë lëkura juaj po plaket shumë shpejtë.

- Lëkura iu dëmtohet lehtë
Kur plakeni më shpejtë, edhe lëndimet janë më të lehta. Nëse keni nxirje nga një goditje e lehtë, është se lëkura është më e hollë sesa që duhet.

- Tekstura e lëkurës bëhet e thatë
Ekspozimi ndaj diellit për shumë gjatë pa mbrojte shkakton këtë problem. Lëkura humb elasticitetin dhe nuk kthehet në pozicion normal pas tërheqjes.

- Kapakët e syve lëshohen
Kjo tregon se i fërkoni sytë shumë, dhe duhet të ndaloni sepse po lëndonilëkurën tuaj.

- Sytë e ënjtur nuk hiqen asnjëherë
Kjo mund të duket shumë normale, por nuk është. Kjo është shenjë e plakjes shumë të shpejtë që shkakton të mblidhen lëngje në atë pjesë të lëkurës. /Lajmi.net/