Shenjat që po iu tregojnë se po shkon drejt divorcit – Lajmi.net
Shenjat që po iu tregojnë se po shkon drejt divorcit
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 17:05, 14 April 2019
Për shumë njerëz divorci vjen nga hiçi, por në pjesën më të madhe të rasteve është vetëm kulmimi i një sërë problemeve në çift. Por cilat janë sinjalet për të kuptuar se diçka po shkon keq në një lidhje?

Siç shkruan “Daily Mail”, duke cituar psikologen amerikane Melissa Keogh, ekzistojnë gjashtë të dhëna për të kuptuar se divorci është fare pranë. Disa nga sinjalet mund të shihen fare lirisht, ndërsa të tjerë janë vështirë për t’u dalluar.

Sipas psikologes, sinjali i parë i alarmit se jeni pranë divorcit, është mungesa e raporteve seksuale. Ndonëse shumë njerëz kanë lidhje të kënaqshme, ndonëse pa seks, sipas Keogh, është më mirë që të flitet me një ekspert në fillim, lidhur me një terapi seksuale, shkruan noa.al.

Një tjetër shenjë që tregon se martesa është në krizë, është abuzimi si fizik, emocional ose verbal. Nëse partneri juaj është agresiv dhe nuk dëshiron të ndryshojë sjellje, kjo gjë mund të sinjalizojë fundin e martesës.

Tradhtia është një tjetër arsye që çon drejt divorcit, sidomos nëse është e përsëritur. Sipas Keogh, në këtë rast një mundësi e mirë është një konsultë martesore, për zgjidhjen e problemit, por nëse tradhtia është “seriale”, raporti është i destinuar të dështojë.

Një tjetër problem që mund të shkaktojë divorcin është pasja e varësive, si nga droga, bixhozi etj. Sipas psikologes, edhe përçmimi dhe përbuzja është një sinjal për një raport në krizë.

Një studimi i zhvilluar gjatë 40 viteve, ka zbuluar se çiftet që kishin përçmim për partnerin, ishin më të pritura për t’u divorcuar.

Sinjali i fundit, edhe më pak i dukshmi, është që martesa juaj është e palumtur dhe vazhdon për inerci, pa mundur të kujtohen momentet e lumtura me partnerin.

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO