Shenjat e hershme të kancerit të cilat po i injoroni

Njerëzit janë duke i injoruar shenjat e hershme të kancerit. Këtu më poshtë do t’i gjeni se cilat janë ato.

Lifestyle

26/01/2015 19:42

Njerëzit janë duke i lënë anash shenjat e hershme që paralajmërojnë kancerin për shkak që kanë frikë se mund të përfundojnë duke humbur kohë me mjekun rreth simptomave të parëndësishme, ka gjetur një studim.

Shumë prej shenjave paralajmëruese të quajtura si “flamur i kuq” janë ende duke u injoruar, kanë gjetur studiuesit.

Disa njerëz thanë se nuk kanë vizituar mjekun për shkak se ata kishin menduar se pas kontrollimit do të dilte të ishte një çështje e parëndësishme, transmeton Lajmi.net.

Të tjerët thanë se kishin frikë nga diagnoza e kancerit, kurse disa të tjerë kishin besuar se simptomat e tyre nuk do të dilnin ashtu siç kishin menduar, thuhet sipas Qendrës Hulumtuese të Kancerit në Britani, të cilët kishin kryer një anketë të më shumë se 1,700 personave.

Shenjat potenciale paralajmëruese të kancerit përfshijnë:
1. Një kollë e vazhdueshme ose të ngjirurit e zërit, një kungë, një diarre apo kapsllëk i vazhdueshëm.
2. Humbje e pashpjegueshme e peshës apo një plagë që nuk shërohet.
3. Gjak në të vjella apo urinë, gjakderdhje në mes të periudhave.
4. Ndjenja se nuk jeni zbrazur plotësisht edhe pasi që keni qenë në tualet.