Shemsi Elezi reagon pas suspendimit nga pozita e inspektorit në AKRK: Jam viktimë e shkeljeve ligjore dhe hakmarrjes brenda institucionit
Inspektori Hetues i Konkurrencës në Divizionin e Marrëveshjeve të Ndaluara të Deparamentit të Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës, Shemzi Elezi është pezulluar dje nga puna. Në lidhje me këtë, ka reaguar vetë Elezi përmes një postimi në Facebook i cili ka thënë se në këtë detyrë punon me nder dhe…

Lajme
Inspektori Hetues i Konkurrencës në Divizionin e Marrëveshjeve të Ndaluara të Deparamentit të Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës, Shemzi Elezi është pezulluar dje nga puna.
Në lidhje me këtë, ka reaguar vetë Elezi përmes një postimi në Facebook i cili ka thënë se në këtë detyrë punon me nder dhe krenari që nga viti 2012, ndërsa nga viti 2023 ka thënë se po përballet me shkelje të drejtave të tij si zyrtar publik.
“Kjo ka filluar për shkak se nuk kam lejuar të punohet jashtëligjshëm dhe me date 29.11.2023 jam sulmuar fizikisht mbrapa shpine nga Selajdin Beqa. Nga ajo kohë e deri me sot i njëjti qëndron jashtëligjshëm dhe është i mbështetur nga kryetarja e Autoritetit Neime Binaku-Isufi. Këta dy persona e kanë kthyer mbrapsht një institucion shumë të rëndësishëm për Ekonominë e Kosovës”, ka shkruar Elezi.
Ai ka thënë se gjatë gjithë kohës i ka raportuar shkeljet e tyre të cilat ka thënë se janë të panumërta dhe shumë të dëmshme, shkruan lajmi.net
“Selajdin Beqa prej dhjetorit të vitit 2023 kur është emëruar jashtëligjshëm ka nxjerr vendime të dëmshme duke keqpërdorë funksionin publik. Të gjitha vendimet e tij janë të paligjshme dhe nuk duhet të prodhojnë efekt juridik. Deri me tani ka formuar e ndërruar komisione disiplinore me të vetmin qëllim për të më dëmtuar. Edhe ky komision disiplinor është me vendim të tij dhe janë nën ndikimin e tij. Këtë e mbështes me fakte pasi që dy nga ata asnjë kërkese time ligjore të bazuara me Prova nuk i janë përgjigjur fare dhe mosveprimi i tyre ka sjell në këtë situatë. Arsim Tërnava kryesues i Komisionit dhe Ilrjana Zariqi nuk e kanë zbatuar rregulloren 28/2024 për pezullimin nga marredhenia e punes Selajdin Beqa edhe pse kjo rregullore i kishte dhënë kompetencë atyre. Ndërsa anëtari i tretë është një nëpunës , Flamur Zogiani që është punësuar jashtëligjshëm nga lista e pritjes e me të cilën është keqinterpretuar dispozita ligjore. Të gjitha këto veprime të Selajdin Beqës i ka miratuar z. Ternava dhe znj. Zariqi. Nga punësimet dhe ngritjet në detyrë të paligjshme Selajdin Beqa i ka shkaktuar dëm Autoritetit të Konkurrencës mbi 30,000.00 dhe si rezultat ai sot mban tri pozita në pamundësi të hapjes së Konkurseve sepse janë bllokuar pozitat”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ky komision disiplinor ndaj tij është i paligjshëm, pasi që sipas tij pezullimi bëhet vetëm nëse zyrtari publikuar ka ndikuar apo ndikon në proces, gjë për të cilën ka thënë se nuk e ka bërë dhe se nuk ka prova që ka ndikuar apo ka tentuar të ndikoj.
“Me këtë veprim Komisioni disiplinor i ndikuar nga Selajdin Beqa dhe Neime Binaku kanë marrë veprime të ngutshme të pabazuara. Unë e kam njoftuar Komisionin se Selajdin Beqa është duke qëndruar jashtëligjshëm në raport me mua e ka të ndalur me vendim të KPMSHCK dhe me Opinionin e Antilorrupsionit të ketë rol mbikëqyrës sepse ai është në konflikt të vazhdueshëm të interesit dhe nuk i lejohet që ai të merr asnjë vemdim dhe asnjë procedurë administrative ndaj meje. Komisioni ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative, neni 29,30.31, Ligjin nr 08/L-197 për zyrtarët Publik, dhe aktet tjera nënligjore”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se reagimet e tij kanë qenë publike dhe të bazuara me ligj, dhe se ato përmbajnë shkelje të rënda të ligjeve dhe kodit penal për çka edhe ka ftuar organet e hetuesisë të merren me to.
“Tërnava i ka pranuar të gjitha pohimet e mia për shkeljet ligjore dhe në rastin e mosvperimit të përgjegjëses për pezullim të Selajdin Beqa , ai ka pranuar se vet e ka ndaluar që të mos e pezulloj. Mosveprimi në zbatim të Ligjit është vepër penale. Kam ushtruar kallëzime penale ndaj personave përgjegjës që nuk e kanë zbatuar ligjin dhe pres që këto institucione të veprojnë. Të gjitha institucionet mbikëqyrëse dhe ligjzbatuese janë të informuara me kohë. Asnjë nga pikat e aluzave nuk janë të bazuara në fakte por qëllim kanë pasur e kanë dëmtimin tim e të cilin nuk do të mund ta arrijnë ata që çdo ditë i sjellin humbje Autoritetit, rasti i fundit është gjobitja me 20,000. euro për shkak të veprimit të kundërligjshëm në përpunim , shpërndarje dhe manipulim të të dhënave personale të zyrtarëve në Autoritet. E tëra është kryer nga Selajdin Beqa , Albion Rexhepi në koordinim dhe mbështetje të plotë nga Neime Binaku ,kryetare e Autorotetit. Dëmtimi i trajtimit të rasteve gjatë fazës së hetimit e ka emrin e tyre e të cilat i kam paraqitur me kohë. Me drejtësi, keqpërdoruesit do të munden”, ka shkruar Elezi.
Sipas vendimit për pezullimin e tij, thuhet se pezullimi do të jetë me kohëzgjatje 30-ditore, duke filluar nga nesër deri më 6 nëntor 2025, dhe ndaj këtij vendimi nuk lejohet ankesë. Në arsyetim thuhet se ndaj Elezit janë pranuar pesë kërkesa nga drejtues të AKRK-së për fillimin e procedurës disiplinore, për shkelje të etikës profesionale, dëmtim të reputacionit të institucionit dhe mospërmbushje të detyrave të punës. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: