Shembulli i Casemiros
Casemiro nuk dorëzohet kurrë. Braziliani shpreson të bindë trajnerin Carlo Ancelotti se është futbollisti i duhur për ta zëvendësuar të lënduarin Sami Khedira, në mesfushën e Realit. Edhe pse ka luajtur vetëm 80 minuta deri më tani gjatë këtij sezoni, Casemiro nuk e ka humbur buzëqeshjen ose shpresën e tij dhe qdo ditë stërvitet gjithnjë…

Sport
Casemiro nuk dorëzohet kurrë. Braziliani shpreson të bindë trajnerin Carlo Ancelotti se është futbollisti i duhur për ta zëvendësuar të lënduarin Sami Khedira, në mesfushën e Realit.
Edhe pse ka luajtur vetëm 80 minuta deri më tani gjatë këtij sezoni, Casemiro nuk e ka humbur buzëqeshjen ose shpresën e tij dhe qdo ditë stërvitet gjithnjë e më tepër në Valdebebas, duke u munduar të rikthehet në konkurrencë.
Ai është aq i motivuar për punë sa që stërvitet edhe në ditët e pushimit, raporton e përditshmja sportive spanjolle Marca.
Casemiro është zyrtarisht pushim deri të hënën, por ai u paraqit në stërvitje edhe të shtunën e të dielën.
Braziliani i ka dërguar një mesazh të përkrahjes Khediras: “Të uroj fat, Sami. Real Madrid dhe Kampionati botëror të presin. Jemi këtu për ty”, shkroi ai në mesazhin e tij për mesfushorin gjerman i cili do të mungojë për gjashtë muaj pas lëndimit në ligamentet e gjurit që pësoi në barazimin 1:1 në miqësoren me Italinë të premten.