Shembja në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, Rama merr vendim: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet. Rama tha se është i  shqetësuar me gjendjen aktuale në terren dhe me qëllim të rritjes së sigurisë publike, sot në mëngjes ka ftuar drejtorët e Kryeqytetit dhe marrë vendim për krijimin e “Komisionit për Vlerësimin Emergjent të të…

Lajme

30/03/2026 13:43

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet.

Rama tha se është i  shqetësuar me gjendjen aktuale në terren dhe me qëllim të rritjes së sigurisë publike, sot në mëngjes ka ftuar drejtorët e Kryeqytetit dhe marrë vendim për krijimin e “Komisionit për Vlerësimin Emergjent të të GJITHA vendpunishteve në territorin e Kryeqytetit”.

Tutje ai njoftoi se ky komision, i përbërë nga ekspertë të fushës së urbanizmit inxhinierë të licencuar, përfaqësues të emergjencave, do të fillojë menjëherë inspektimet në të gjitha vendpunishtet aktive në Kryeqytet.

“Pas pranimit të këtij raporti, dua të jem shumë i qartë:

❌Të gjitha vendpunishtet ku evidentohen shkelje apo probleme serioze të sigurisë do të mbyllen menjëherë!

❌Ato do t’i nënshtrohen një analize të detajuar institucionale, e cila mund të rezultojë deri në revokim të lejes së ndërtimit!

❌ Çdo inspektor komunal që nuk ka raportuar çfarëdo parregullsie në terren do të mbahet përgjegjës.”

Ftoj të gjitha subjektet ndërtimore që të bashkëpunojnë plotësisht me institucionet dhe të respektojnë ligjin./Lajmi.net/