Shembja e dheut në Velani, Rama njofton se janë larguar pa incidente katër veturat e parkuara

Në lagjen “Velania” në Prishtinë është shembur dheu, ndërsa aty afër kanë qenë të parkuara katër vetura pranë një grope ndërtimore, të cilat paraqisnin rrezik potencial për rrëshqitje. Veturat janë larguar dhe në lidhje me këtë ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. “Veprimi është realizuar në mënyrë të koordinuar dhe të sigurt,…

Lajme

06/04/2025 16:31

Në lagjen “Velania” në Prishtinë është shembur dheu, ndërsa aty afër kanë qenë të parkuara katër vetura pranë një grope ndërtimore, të cilat paraqisnin rrezik potencial për rrëshqitje.

Veturat janë larguar dhe në lidhje me këtë ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Veprimi është realizuar në mënyrë të koordinuar dhe të sigurt, duke mbyllur përkohësisht rrugën e dëmtuar me shirita sigurie dhe duke vendosur sinjalizime përkatëse afër rrethojave të kantierit ndërtimor!
Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm, Policia e Kosovës, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve (BPZ), Kompania për Intervenime Emergjente e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, pronarët e veturave si dhe përfaqësuesi i kompanisë ndërtimore”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se të gjitha veprimet janë realizuar me prioritet të sigurisë së qytetarëve dhe të ambientit përreth.
Postimi i tij i plotë: