Një veturë del nga rruga te “Rrethi” në Prishtinë (Foto)
Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës në dalje të Prishtinës, pjesa për Veternik.
Lajme
Sot rreth orës 10:00 në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës, duke u rrokullisur poshtë saj.
Policia Rajonale e Prishtinës, ka bërë të ditur për lajmi.net, se personi ka shpëtuar me lëndime të lehta.
Incidenti sipas zëdhënësit të policisë Agron Borovci, ka ndodhur në një pjesë ku janë duke u kryer punime në rrugë, në afërsi të rrethrrotullimit.
Nga fotot e siguruara nga lajmi.net, në vendngjarje, fillimisht mendohej për shembje të dheut, por kjo është mohuar nga policia.
“Nuk ka shembje të dheut në atë pjesë. Aty kanë qenë duke u kryer disa punime. Dhe me gjasë drejtuesi i automjetit duke mos e njohur mirë rrugën, ka përfunduar jashtë saj”, ka thënë zëdhënësi Borovci në një prononcim për lajmi.net.