Shell Kosova konfirmon përsëri që zyrtarisht operon në vendin tonë /VIDEO

Shell Licensee Kosova, konfirmon përsëri që zyrtarisht operon në vendin tonë. Pas përfundimit te Samitit me një mbrëmje Gala në Munich nga Shell ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga 82 vende te botës që Shell operon, Shell Licensee në Kosove ju nda shpërblimi Hero i Misionit nga zyrtarët dhe menaxheret global të Shell.

Lajme

14/09/2018 16:13

Kjo ngjarje në vazhdimësi është hap drejt vazhdimit te ofrimit te shërbimeve kualitative nga Shell Licensee në Kosovë, lajm që më tutje konfirmon që Shell është dhe zyrtarisht operon në vendin tonë, duke i mundësuar qytetarëve tonë nivel te ri të shërbimit me derivate dhe lubrifikante me cilësi të lartë.