Shekerinska pas takimit me Sorensenin: Bashkëpunimi NATO-BE, kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e ka pritur të hënën në takim emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Detaje rreth takimit, numri dy i NATO-s ka dhënë me anë të një postimi në X. “Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar mes…

Lajme

01/04/2025 08:38

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, e ka pritur të hënën në takim emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Detaje rreth takimit, numri dy i NATO-s ka dhënë me anë të një postimi në X.

“Vazhdimi i bashkëpunimit NATO-BE është kyç për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar mes tjerash ajo.

Sorensen qëndroi në NATO pas vizitave të para që zhvilloi në Kosovë dhe Serbi ku foli për procesin e dialogut.