Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, ia prezanton gjetjet e Misionit të Zgjedhjeve
Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, u takua këtë mëngjes me kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit zyrtar, Palatova i prezantoi Kurtit raportet e gjetjeve të Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve të BE-së mbi zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare. Pos të tjerash, në njoftim thuhet se u theksua nevoja për depolitizimin e…
Lajme
Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, u takua këtë mëngjes me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas njoftimit zyrtar, Palatova i prezantoi Kurtit raportet e gjetjeve të Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve të BE-së mbi zgjedhjet e fundit lokale dhe parlamentare.
Pos të tjerash, në njoftim thuhet se u theksua nevoja për depolitizimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke pasur parasysh rolin e tij si garantues i integritetit zgjedhor.