Shefja e UNMIK-ut: Dhuna ndaj grave duhet dhënë fund përgjithmonë, ngjarja e sotme femicid

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se rasti i fundit i femicidit në Kosovë paraqet një rast tjetër të mjerueshëm të një jete të shuar në mënyrë të pakuptimtë. Ajo ndër të tjera ka thënë se dhuna ndaj grave duhet dhënë fund, dhe drejtësia të vihet në vend. “UNMIK-u solidarizohet dhe do të vazhdojë…

Lajme

12/04/2024 23:11

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se rasti i fundit i femicidit në Kosovë paraqet një rast tjetër të mjerueshëm të një jete të shuar në mënyrë të pakuptimtë.

Ajo ndër të tjera ka thënë se dhuna ndaj grave duhet dhënë fund, dhe drejtësia të vihet në vend.

“UNMIK-u solidarizohet dhe do të vazhdojë të mbështesë të gjithë individët dhe organizatat që po luftojnë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave”, shkroi në X shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.