Shefi i ri i UNMIK danezi Peter N. Due vjen në Kosovë

Peter N. Due, kreu i ri i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), mbërriti sot në Kosovë, ka njoftuar ky mision. “Një mirëseardhje e ngrohtë për Peter N. Due, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefin e UNMIK-ut, i cili ka mbërritur në Kosovë. I përkushtuar për të çuar përpara paqen dhe…

Lajme

05/01/2026 23:35

Peter N. Due, kreu i ri i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), mbërriti sot në Kosovë, ka njoftuar ky mision.

“Një mirëseardhje e ngrohtë për Peter N. Due, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefin e UNMIK-ut, i cili ka mbërritur në Kosovë. I përkushtuar për të çuar përpara paqen dhe sigurinë, në shërbim të popullit të Kosovës”, tha UNMIK në llogarinë e tij zyrtare në X.

Kush është Peter Due

Peter Due nga Danimarka është kreu i ri i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), dhe ai mori këtë pozicion më 13 nëntor. Ai zëvendësoi Caroline Ziyade, e cila ka shërbyer si Përfaqësuese Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefe e UNMIK-ut që nga nëntori i vitit 2021.

Due, siç informoi UNMIK, ka më shumë se 30 vjet përvojë në fushën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, dhe gjatë karrierës së tij ai ka mbajtur shumë pozicione të larta në sistemin e Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë angazhime që lidhen me rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka shkruar Kossev

Ai shërbeu si Përfaqësues i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetar i Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd (2013–2015), dhe ishte gjithashtu Zyrtar i Çështjeve Politike në UNMIK në Pristinë.

Përveç angazhimeve të tij në Kombet e Bashkuara, Deë shërbeu edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Danimarkës, në Kopenhagen dhe në Eritrea.