Shefi i ri i EULEX-it takohet me Kurtin, konfirmon përkushtimin për sundimin e ligjit

Shefi i ri i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, është takuar të mërkurën me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit, Lopes ka konfirmuar përkushtimin e EULEX-it për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv me homologët e tij në fushën e sundimit…

Lajme

19/08/2026 17:31

Shefi i ri i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, është takuar të mërkurën me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit, Lopes ka konfirmuar përkushtimin e EULEX-it për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv me homologët e tij në fushën e sundimit të ligjit, me synim avancimin e llogaridhënies institucionale, drejtësisë dhe stabilitetit afatgjatë për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, pati sot një takim të parë të frytshëm me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.Lopes konfrimoi përkushtimin e EULEX-it për t’u angazhuar në një dialog konstruktiv me homologët e tij të sundimit të ligjit për ta çuar përpara llogaridhënien institucionale, drejtësinë dhe stabilitetin afatgjatë për të gjitha komunitetet”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.