Shefi i policisë së Minneapolis: Të katër policët janë fajtor për vdekjen e Floyd

Shefi i policisë në Minneapolis tha që vrasja e George Floyd, një personi me ngjyrë dhe të pa armatosur ishte 'krim ndaj njerëzimit'.

Bota

01/06/2020 16:30

Medaria Arradondo, shefi i policisë së qytetit, pushoi të katër oficerët e përfshirë në vdekjen e Floyd, meqë, siç thotë ai, nuk i nevojiteshin procese burokratike që ta ndërmerrnin një hap të tillë, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Siç tregonin pamjet, oficieri i policsë, Derek Chauvin vendosi gjunjët në fytin e viktimës. Floyd pësoi asfiksi dhe më vonë vdiq.

Arradondo tha se vendimi ishte si një lloj reagimi i organeve të brendshme kundrejt vdekjes së të ndjerit.

“Ka qenë një reagim emocional, të cilin asnjëherë nuk e kam përjetuar asnjëherë në karrierën time”, deklaroi ai.

Chauvin, 44 vjeç, u arrestua të premten nën akuzën e vrasjes së shkallës së tretë dhe vrasjes pa paramendim. /Lajmi.net/