Shefi i OBSH-së: Koronavirusi mund të prekë të gjitha shtetet e botës

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit paralajmëroi sot planeti që duhet të përgatitet për krizën koronavirus, e cila pritet të kthehet në pandemi.

Bota

24/02/2020 17:50

Dr Tedros Adhanom pranoi se rritja e papritur e rasteve të COVID-19 në Iran, Itali dhe Korenë e Jugut në 24 orët e fundit është ‘thellësisht shqetësuese’, transmeton lajmi.net.

Komentet ai i bëri gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, para se OBSH të pohonte se përhapja e virusit nuk do të shpallet kurrë zyrtarisht pandemi.

Në vend të kësaj, organi i Kombeve të Bashkuara tha se kriza tashmë ka qenë një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar gjatë këtij muaji.

Frika nga kthimi në pandemi (virus të pakontrollueshëm) është në rritje, me një shtim të rasteve, përkatësisht me 80,000 raste të konfirmuara dhe 2.600 vdekje.

OBSH tha se kriza e tanishme ka prekur 36 vende dhe territore. /Lajmi.net/