Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Shefi i Liverpool: Është e rëndësishme të përfundojmë sezonin

12:30 | 22 Maj 2020

Shefi i Liverpool, Tom Werner, ka dhënë mendimet e tij lidhur me fatin e sezonit të Premierligës.

Werner beson se sezoni në Premierligë duhet të rifillojë dhe të përfundojë në fushat e blerta. Kjo do të ishte më e mira për vendin.

Gjithashtu, shefi i ‘Reds’ nuk ka harruar të përmend se shëndeti i lojtarëve dhe të përfshirëve të tjerë duhet të jetë shqetësimi primar.

“Gjëja më e rëndësishme është nëse mund të gjejmë një rrugë për t’i luajtur këto ndeshje, sepse mendoj se do të ishte e mirë për vendin”, ka thënë Werner, transmeton lajmi.net.

“Më e rëndësishmja nga të gjithat është siguria. Mendoj se protokollet që Premierliga po i punon janë më të sigurta për ndeshjet me dyer të mbyllura, sesa dalja në supermarket”, ka shtuar numri 1 i Liverpool.

Liverpool është skuadra lidere e Premierligës dhe ishin në rrugë të mirë për t’u shpallur kampionët, deri kur pandemia suspendoi gjithçka. /Lajmi.net/