Shefi i BE-së takon Hoxhajn, diskutimin me të e quan “bisedë interesante”

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar sot me kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Lajme

27/05/2021 19:31

Szunyog për takimin me Hoxhajn ka shkruar në Twitter, teksa të njëjtin e ka vlerësuar si diskutim “interesant”, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se pret diskutime edhe në të ardhmen për pikëpamjet e opozitës në çështjet me rëndësi jetike për Kosovën.

“Diskutim interesant me U.D të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj. Pres që në të ardhmen të vazhdojmë diskutimet për shkëmbimin e pikëpamjeve të opozitës për çështjet e rëndësishme për Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Szunyog. /Lajmi.net/