Shefi ekzekutiv i Inter jep detaje të reja lidhur me Eriksen

Shefi ekzekutiv i Inter, Giuseppe Marotta, ka dhënë disa detaje të reja lidhur me ‘operacionin Eriksen’.

Sport

26/01/2020 13:35

Inter është duke synuar kompletimin e transferimit të Christian Eriksen gjatë këtij janari, dhe është shumë afër ta bëjë një gjë të tillë.

Se negociatat po ecin mirë ka konfirmuar edhe shefi ekzekutiv i Inter, Beppe Marotta, i cili ka thënë se zyrtarizimi do të bëhet se shpejti.

“Ne nuk e fshehim – ju të gjithë e dini se ne kemi negociuar me Tottenham për një kohë. Kontrata e tij skadon në qershor, kështu që ne po diskutojmë të drejtat për këto gjashtë muaj” ka thënë Marotta, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi optimistë dhe shpresojmë që marrëveshja të finalizohet sa më parë, sidomos pasi merkatoja mbyllet të premten” ka”shtuar ai.

Sipas raportimeve të ditëve të kaluara, Eriksen pritet të vë firmën në kontratën e Inter në ditët e para të javës tjetër.

Të hënën pritet të kompletohen të gjitha testet mjekësore të lojtarit. /Lajmi.net/