SHBA tërhiqen nga organizata ndërkombëtare ku bashkëpunon edhe Kosova, përfshirë RCC-në dhe Komisionin e Venecias

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur zyrtarisht se do të tërhiqen nga një numër i konsiderueshëm organizatash ndërkombëtare, përfshirë edhe Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (Regional Cooperation Council – RCC) si dhe Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës. Kosova është anëtare e RCC-së që nga viti 2013 dhe ka zhvilluar bashkëpunim të…

Lajme

08/01/2026 12:34

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur zyrtarisht se do të tërhiqen nga një numër i konsiderueshëm organizatash ndërkombëtare, përfshirë edhe Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (Regional Cooperation Council – RCC) si dhe Komisionin e Venecias të Këshillit të Evropës.

Kosova është anëtare e RCC-së që nga viti 2013 dhe ka zhvilluar bashkëpunim të vazhdueshëm me këtë organizatë, raprton lajmi.net

Ndërkohë, edhe pse nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, Kosova prej vitesh ka trajtuar çështje dhe lëndë të ndryshme në Komisionin e Venecias.

Vendimi për tërheqjen e SHBA-së nga mbështetja dhe pjesëmarrja në këto organizata është bërë publik përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë./Lajmi.net/

LINKU