SHBA-të kërkojnë që Franca të ndalë shitjen e luftanijeve në Rusi
Gjashtë senatorë amerikanë i kanë dërguar letër presidentit të Francës, Francois Hollande, me të cilën ata kërkojnë që të anulohet dërgimi i dy luftanijeve franceze në Rusi dhe të ndalet shitja e ardhshme e anijeve në Rusi.

Bota
Pesë senatorë demokratë dhe një rebublikan thanë se aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë dhe agresioni ndaj Ukrainës duhet të shërbejnë si arsye që francezët ta rishqyrtojnë dërgimin e dy luftanijeve të tipit Mistral.
Më herët gjatë ditës së enjte, presidenti amerikan, Barack Obama tha se i ka shprehur shqetësim Francës lidhur me këtë marrëveshje dhe se “do të ishte e preferueshme për ta shtypur pullën e pauzës”për këtë marrëveshje.
Franca ka thënë se synon ta respektojë kontratën, duke theksuar se ka të bëjë me afro një mijë vende të punës për francezët. (REL)