SHBA-të edhe zyrtarisht me sanksione mbi Kosovën: Pezullohen 200 milionë investime të MCC-së
Qeveria e Shtetet të Bashkuara të Amerikës ka marrë vendim të pezullohen 200 milionë dollarë ndaj Kosovës, si shenjë e mospërfilljes së Kryeministrit Kurti ndaj zyrtarëve amerikanë, për heqjen e taksës.
Lajme
Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit të Qeverisë (MCC) ka lëshuar një deklaratë me shkrim në lidhje me statusin e programeve të zhvillimit ekonomik të MCC në Kosovë, ku bëhet e ditur se do të fillojnë zyrtarisht sanksionet ndaj Kosovës, si shenjë e mospërfilljes së Kryeministrit Kurti ndaj zyrtarëve amerikanë, për heqjen e taksës.
Vendimi për të vazhduar me programet MCC varet nga veprimet e Qeverisë së Kosovës. MCC ka shpresa që Qeveria e Kosovës do të vendos ta zgjidhë shpejt këtë çështje tarifore në mënyrë që të vazhdojë me programet MCC. Pasi të arrihet një resolute, MCC do të rifillojë operimet sipas rastit.”, thuhet në komunikatën e MCC
Kujtojmë, që për heqjen e tarifës përveç Richard Grenell, këto paralajmërime i kishte bërë edhe Dick Custin, zëdhënës i emisarit të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, i cili tha se ‘E gjithë Qeveria amerikane po ia kërkon Kosovës t’i heqë menjëherë të gjitha tarifat’.
Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se është e mundur që trupat amerikane të largohen nga Kosova si shkak i mos-dëgjueshmërisë së qeverisë së Kosovës, karshi kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe sot gjatë një konference për media e ka bërë të ditur se tarifat 100 për qind ndaj Serbisë vazhdon të jetë në fuqi. /Lajmi.net/