SHBA-të dyshojnë në vërtetësinë e lajmit për plagosjen e Al Bagdadit
Forcat amerikane nuk kanë asnjë arsye të mendojnë se lideri i IS-it, Abu Bakr al Bagdadi është plagosur gjatë sulmeve ajrore muajin e kaluar në Irak, thuhet nga Pentagoni.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/04/Zëdhënësi-i-Pentagonit-Steve-Warren-nuk-beson-në-lajmin-e-publikuar-në-Guardian.jpg)
Bota
Gazeta britanike Guardian, duke u thirrur në burime të afërta me IS, ka shkruar se Bagdadi është plagosur rëndë më 18 mars gjatë sulmeve ajrore.
Zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren u tha gazetarëve se informata e Guardianit është e “ricikluar”, sepse rrëfimi është nga marsi dhe se Bagdadi nuk ka qenë cak i sulmit më 18 mars.
“Asgjë nuk tregon kjo se Bagdadi është i plagosur ose i vrarë”, ka thënë Warren, transmeton agjencia AFP.