SHBA-të duan të mbajnë trupa në Afganistan edhe pas 2014-ës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama do të kërkojë mbajtjen e 9,800 trupave amerikane në Afganistan, pasi SHBA-të të përfundojnë misionin e saj luftarak në këtë vend në fund të këtij viti.

Bota

27/05/2014 21:33

SHBA-të planifikojnë të zvogëlojë forcën e saj aktuale prej 32,000 ushtarësh në fund të 2014-ës, ta përgjysmojë atë vitin e ardhshëm dhe t’i heqë gati të gjitha trupat deri në fund të vitit 2016.

Ushtarët e mbetur do të trajnojnë forcat afgane dhe do të mbështesin operacionet antiterroriste.

Por, plani varet nga afganët, të cilët duhet të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të sigurisë.

Obama pritet t’i bëjë publike planet të martën në Shtëpinë e Bardhë, raporton REL.