SHBA serish me më shumë se 35 mijë infeksione të reja

Sot, 36 mijë e 778 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Shtetet e Bashkuara, gjë që rriti numrin e të infektuarve në 7 milionë e 396 mijë e 730.

Bota

05/10/2020 23:56

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, 378 njerëz vdiqën brenda 24 orëve të fundit duke çuar kështu totalin në 209,199.

Agjencia kujton se të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nuk pasqyrojnë domosdo rastet e pacientëve të raportuara nga shtetet federale amerikane./kp