SHBA pro formimit të FAK-ut
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se SHBA-të janë adhurues të asaj që të formohen Forcat e Armatosura, e ku nuk do të përjashtohet as vota pro e minoriteteve.

Lajme
Në një deklaratë për Klan Kosovën, Jackobson, ka shtuar se shteti i saj, ka përkrahur gjithnjë Kosovën në sektorin e sigurisë.
Diplomatja, ka shtuar se Qeveria e Kosovës, i ka përmbushur detyrat në transformimin e FSK-ës në FAK.
Derisa krijimi i Forcave të Armatosura,sipas Jacobsonit, i bënë Shtetet e Bashkuara shumë krenar, se janë pjesë e këtij procesi .
Ambasadorja, gjithë ashtu vizitoi Qendrën Kulturore, në Graçanicë, e cila është financim i USAID.
Me këtë rast u tha se agjencia për ndihmë e popullit amerikan, ka investuar për 15 vjet veprimtari në Kosovë, mbi 500 milionë dollarë.