SHBA përshëndet marrëveshjen për Ligjin për të Huajt dhe thekson rëndësinë e dialogut Kosovë–Serbi
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë mirëpritur njoftimin për zbatimin e Ligjit për të Huajt, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap pozitiv drejt bashkëpunimit institucional dhe politik. Në një deklaratë të dhënë për Telegrafin nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, SHBA vlerësoi angazhimin e palëve për këtë çështje. “Shtetet e Bashkuara…
Lajme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë mirëpritur njoftimin për zbatimin e Ligjit për të Huajt, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap pozitiv drejt bashkëpunimit institucional dhe politik.
Në një deklaratë të dhënë për Telegrafin nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, SHBA vlerësoi angazhimin e palëve për këtë çështje.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin njoftimin për arritjen e marrëveshjes për zbatimin e Ligjit për të Huajt. Ne vlerësojmë angazhimin e palëve për këtë çështje, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje e pranueshme nga të dyja palët”, thuhet në përgjigje.