SHBA me më pak vende pune se që pritej

Ekonomia e SHBA've shtoi 113,000 vende pune në janar. Ky është muaji i dytë me radhë ku shifrat janë më të vogla se pritjet.

Lajme

07/02/2014 20:03

Ekonomistët parashikuan se Departamenti i Punës i SHBA’ve do të raportonte rritje prej 180,000 vendeve të punës në Janar.

Megjithatë, niveli i papunësisë ra në 6.6%, niveli më i ulët që nga tetori i vitit 2008.

Shifrat e papunësisë do të ngrisin shqetësime se, pas rritjes së madhe në gjysmën e dytë të vitit 2013, ekonomia amerikane po fillon të zbehet.

Industria e ndërtimit, që ndikohet më së shumti nga moti i keq, shtoi 48,000 vende pune në janar, duke treguar kështu se ndërsa moti i keq mund të ishte përgjegjës për shifrat e dobëta në dhjetor, nuk duket se ka ndikuar në janar.

Industria e prodhimit është përmirësuar me 21,000 vende pune të shtuara.

Një tjetër aspekt pozitiv i raportit ishte se më shumë amerikan kanë kërkuar e gjetur punë.

Më së shumti problem në gjetjen e vendeve të punës Amerikanët kanë hasur në Industrinë e pakicës, qeveri, edukim e shëndetësi.