SHBA ka më tepër se 1.9 milionë raste me COVID-19
SHBA ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Bota
Shtetet e Bashkuara tani kanë të paktën 1.942.363 raste të koronavirusit dhe 110.514 vdekjeve të lidhura, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.
Të dielën, Johns Hopkins raportoi 22.302 raste të reja dhe 712 vdekje të reja në SHBA.
Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
New York mbetet shteti më i goditur, me 378.097 raste dhe 30374 vdekje. New Jersey, California, dhe Illinois pasojnë tjetër. /Lajmi.net/