SHBA i vendos veton kërkesës palestineze për anëtarësim të plotë në OKB

SHBA-ja i ka vënë veton një kërkese të palestinezëve drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për anëtarësim të plotë në OKB. Në këtë mënyrë ka bllokuar njohjen e një shteti palestinez nga trupi ndërkombëtar, raportojnë mediat e huaja. Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh përfundoi me 12 vota në favor, SHBA-ja kundërshtoi dhe…

Bota

19/04/2024 09:56

SHBA-ja i ka vënë veton një kërkese të palestinezëve drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për anëtarësim të plotë në OKB.

Në këtë mënyrë ka bllokuar njohjen e një shteti palestinez nga trupi ndërkombëtar, raportojnë mediat e huaja.

Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh përfundoi me 12 vota në favor, SHBA-ja kundërshtoi dhe dy abstenuan, Britania dhe Zvicra.

Zyrtarët amerikanë janë shpresuar se Washingtoni mund ta shmangte përdorimin e vetos nëse shtetet tjera kundërshtonin një projekt-rezolutë përpara Këshillit që rekomandonte që “shteti palesitnez të pranohej për anëtarësim në Kombet e Bashkuara”.