SHBA arreston vajzën dhe mbesën e komandantit të vrarë iranian

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arrestuar mbesën dhe stërmbesën e komandantit të ndjerë iranian Qassem Soleimani, pas revokimit të statusit të tyre si rezidente të përhershme. Sipas Departamentit të Shtetit, Hamideh Soleimani Afshar dhe vajza e saj janë vendosur në kujdestarinë e autoriteteve të imigracionit. Vendimi u mor nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio,…

Bota

04/04/2026 20:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arrestuar mbesën dhe stërmbesën e komandantit të ndjerë iranian Qassem Soleimani, pas revokimit të statusit të tyre si rezidente të përhershme.

Sipas Departamentit të Shtetit, Hamideh Soleimani Afshar dhe vajza e saj janë vendosur në kujdestarinë e autoriteteve të imigracionit.

Vendimi u mor nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, i cili i akuzoi ato për mbështetje të propagandës së regjimit iranian.

Autoritetet amerikane theksuan se nuk do të lejojnë që persona që mbështesin organizata apo regjime të cilësuara si terroriste të qëndrojnë në vend.