SHBA: Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Policia amerikane ka arrestuar një burrë, i cili, sipas dëshmitarëve, ka tentuar të ndezë zjarr në zonën Woodland Hills të Los Angelesit. Edhe pse autoritetet kanë nisur një hetim, ende nuk është konfirmuar ndonjë lidhje mes të dyshuarit dhe zjarreve shkatërruese që kanë përfshirë Kaliforninë, shkruan Forbes. Banorët lokalë e ndaluan burrin të enjten dhe…
Bota
Policia amerikane ka arrestuar një burrë, i cili, sipas dëshmitarëve, ka tentuar të ndezë zjarr në zonën Woodland Hills të Los Angelesit.
Edhe pse autoritetet kanë nisur një hetim, ende nuk është konfirmuar ndonjë lidhje mes të dyshuarit dhe zjarreve shkatërruese që kanë përfshirë Kaliforninë, shkruan Forbes.
Banorët lokalë e ndaluan burrin të enjten dhe e mbajtën deri në arritjen e policisë. Sipas dëshmitarëve, ai kishte me vete një “bombol propani ose një lloj pajisjeje për të ndezur flakë”. Një grua që mori pjesë në ndalimin e tij, Renata Grinshpun, tha se dikush e kishte parë burrin duke tentuar të ndezë zjarr pas një furgoni.
Polici i LAPD-së, Charles Dinsel, deklaroi se pas arrestimit ka nisur një hetim për zjarrvënie në shtigjet Victory Trailhead, ku zjarri Kenneth shpërtheu 20 deri në 30 minuta përpara arrestimit të të dyshuarit.
Kur u pyet nëse besohet se zjarri ishte i qëllimshëm, Dinsel tha se “aktualisht besojmë se po”. Megjithatë, LAPD ka njoftuar në platformën X se ende nuk mund të konfirmojë lidhjen e të dyshuarit me ndonjë nga zjarret.
More footage of the man arrested in the Woodland Hills area, suspected of arson.
The man, was found holding a blowtorch, and is suspected of starting the Kenneth Fire which has consumed 1,000 acres, and left thousands fleeing their homes.
— Oli London (@OliLondonTV) January 10, 2025