SHBA: 43-vjeçarja gjendet e vdekur pasi u rrëzua gjatë shëtitjes së qenit të saj
Një grua 43-vjeçare ka vdekur nga hipotermia e dyshuar pasi raportohet se doli jashtë për të shëtitur qenin e saj me pizhame dhe u rrëzua. Ngjarja ndodhi të dielën kur autoritetet u thirrën në një shtëpi në Willard, Ohio rreth orës 11:00. Ata gjetën një grua e cila u identifikua si Eugenia Michele Wadman. Një…
Bota
Një grua 43-vjeçare ka vdekur nga hipotermia e dyshuar pasi raportohet se doli jashtë për të shëtitur qenin e saj me pizhame dhe u rrëzua.
Ngjarja ndodhi të dielën kur autoritetet u thirrën në një shtëpi në Willard, Ohio rreth orës 11:00.
Ata gjetën një grua e cila u identifikua si Eugenia Michele Wadman.
Një hetim paraprak për vdekjen e saj zbuloi se ajo doli jashtë për të shëtitur qenin e saj e veshur me pizhame. Policia tha se e ndjera “ra përmbys” dhe e kishte të vështirë të ngrihej sërish.
Vdekja e saj nuk raportohet si e dyshimtë, përkundrazi dyshohet si nga hipotermia – megjithatë, një autopsi është vendosur ende për t’u kryer dhe hetimi mbetet i hapur.