Shaw: Do të ishim naivë nëse ruhemi vetëm nga Kylian Mbappe

Mbrojtësi i Anglisë, Luke Shaw ka dhënë disa komente para ndeshjes që kombëtarja e tij e luan ndaj Francës. Anglia dhe Franca do të përballen në çerekfinale në një prej ndeshjeve më interesante (në letër)deri më tani në këtë Botëror. Para ndeshjes ka dhënë disa komente edhe Luke Shaw, mbrojtësi i majtë i Anglisë, i…

Sport

06/12/2022 14:22

Mbrojtësi i Anglisë, Luke Shaw ka dhënë disa komente para ndeshjes që kombëtarja e tij e luan ndaj Francës.

Anglia dhe Franca do të përballen në çerekfinale në një prej ndeshjeve më interesante (në letër)deri më tani në këtë Botëror.

Para ndeshjes ka dhënë disa komente edhe Luke Shaw, mbrojtësi i majtë i Anglisë, i cili mes tjerash është pyetur për rrezikun që vjen nga Kylian Mbappe.

Anëtari i Man United ka thënë se Mbappe ka kualitete të larta, por duhet pasur kujdes nga të gjithë, dhe s’duhet të jenë naivë të ruhen vetëm nga ylli i PSG.

“Natyrisht që pas paraqitjes së tij [kundër Polonisë në 16 të fundit] do të ketë edhe më shumë vëmendje kah ai, dhe ne e dimë se ai është një lojtar i kalibrit botëror”, ka thënë Shaw, përcjell lajmi.net.

“Mendoj se do të ishte naive po të fokusoheshim ekskluzivisht tek ai. Ata janë kampionët në fuqi për një arsye dhe ne duhet të fokusohemi tek e gjithë skuadra. Ata kanë lojtarë brilant në gjithë fushën kështu që nuk fokusohemi vetëm te njëri”, shtoi ai.

Mbappe aktualisht është golashënuesi më i mirë në Kampionat Botëror, me pesë gola të shënuara në katër paraqitje dhe shpreson ta përmirësojë rekordin e tij në ndeshjen ndaj Anglisë. /Lajmi.net/