Shau dhe goditi tavolinën, reagon Edi Rama: S’kishte të bënte me telefonin por me drejtësinë dhe demokracinë në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ka humbur durimin teksa ishte në një lidhje live në Instagram me ndjekësit në Facebook. Në rubrikën “sy më sy” me ndjekësit që paralajmëroi një ditë më parë në Facebook, teksa pritej që të fliste mbi arrestimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj, Rama u shfaq i tensionuar dhe me një gjuhë të ashpër…

Lajme
Kryeministri Edi Rama ka humbur durimin teksa ishte në një lidhje live në Instagram me ndjekësit në Facebook.
Në rubrikën “sy më sy” me ndjekësit që paralajmëroi një ditë më parë në Facebook, teksa pritej që të fliste mbi arrestimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj, Rama u shfaq i tensionuar dhe me një gjuhë të ashpër ndaj opozitës.
Reagimi i tij u bë viral shpejtë madje u ruajt edhe në rrjetin social Instagram.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ramës i cili e ka sqaruar arsyen e nervozes së tij.
Rama u shpreh se humbja e durimit nuk kishte të bënte me telefonin por ishin arsye të tjera që lidhen me pasionin për Shqipërinë, për drejtësinë, demokracinë dhe evropën në Shqipëri.
Tutje sipas tij disa u munduan ta nxirrnin keq duke thënë se nuk duhet votuar pasi është person i rrezikshëm, por se shqiptarët ua dhanë përgjigjen.
“Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan se kush është këtu me shpirt kush është këtu me zemër kush është këtu i gjithi njësoj si ata trajnerët te vijat e bardha që nxisin skuadrën që luftojnë për skuadrën i bien kokës me grushta kur skuadra nuk bënë golin dhe nga ana tjetër mu kujtua o guri i mirë i asaj sëpatës kështu ma nxorën edhe s’patën për t’ju thënë shqiptarëve shikoni se ky është i rrezikshëm mos votoni këtë por shqiptarët jua dhanë përgjigjen rrofshi që nxorët këtë se këtu kush nuk nxehet me telefon po këtu nuk është punë telefoni po është punë e pasionit për Shqipërinë edhe për drejtësinë edhe për demokracinë edhe për Evropën këtu në Shqipëri”, ka thënë Rama. /Lajmi.net/