Shaqiri sulmon Interin
Xherdan Shaqiri ka thënë se është i lumtur që aventura në Inter i zgjati vetëm gjashtë muaj.

Sport
Mesfushori i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri ka sulmuar ish skuadrën e tij, Inter.
Reprezentuesi zviceran u largua nga “Nerazzurrët” vetëm gjashtë muaj pas transferimit në klub, duke e vazhduar karrierën në Premierligë.
Dhe, ai ka thënë se është i lumtur që qëndroi pak në Milano.
“Jam i lumtur që zgjati vetëm gjashtë muaj”, deklaroi Shaqiri për “Tages Woche”, përcjell “Lajmi.net”.
“Në Itali isha shpeshherë në vështirësi sepse trajneri e ndryshonte formacionin shumë herë deri në fund, dhe erdhëm në një pikë ku nuk dëshiroja të qëndroj atje”, u shpreh ai.