Shaqiri: Për këtë arsye nuk jam duke luajtur
Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri ka bërë të ditur arsyen pse nuk është duke luajtur si titullar tek skuadra italiane.

Sport
Xherdan Shaqiri kërkon kohë për ambientim më të mirë para se të fillojë të lë gjurmë në Inter.
Ylli kosovar ka qenë rezervist në muajin e fundit, pasi trajneri Roberto Mancini ka preferuar brazilianin Hernanes në vend të tij. Por, Shaqiri nuk brengoset.
“Unë jam i qetë. Unë e jap maksimumin dhe jam gjithmonë komplet në shërbim të skuadrës. Është e rëndësishme që e kemi arritur Europa Leaguen”, deklaroi Shaqiri për magazinën zvicerane, “Blick”.
“Unë po përmirësohem fizikisht çdo ditë. Për të arritur sukses, më nevojitet kohë për t’u ambientuar në Serie A”, u shpreh ai.