Shaqiri me rekord që vetëm Ronaldo dhe Messi e kanë arritur në Kampionatin Botëror

Ylli i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, iu është bashkuar Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit, si të vetmit lojtarë që kanë shënuar gola në tri Kampionatet e fundit Botërore. Shaqiri ka shënuar në Kampionatet Botërore Brazil 2014, Rusi 2018 dhe Katar 2022, diçka që kanë mundur ta bëjnë vetëm edhe dy yjet e…

Sport

02/12/2022 22:37

Ylli i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri, iu është bashkuar Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit, si të vetmit lojtarë që kanë shënuar gola në tri Kampionatet e fundit Botërore.

Shaqiri ka shënuar në Kampionatet Botërore Brazil 2014, Rusi 2018 dhe Katar 2022, diçka që kanë mundur ta bëjnë vetëm edhe dy yjet e futbollit, Ronaldo dhe Messi, transmeton lajmi.net.

Ylli me prejardhje nga Kosova e arriti këtë rekord sonte, kur bombardoi portën e Serbisë, derisa rezultati final i ndeshjes është 3-2 në favor të Zvicrës.

Në fazën tjetër helvetikët përballen me Portugalinë e Ronaldos./Lajmi.net/