Shaqiri kundër Vidicit në stërvitje
Që në stërvitjen e parë me skuadrën e Interit, Shaqiri e ka parë veten në një duel me mbrojtësin serb të Interit, Nemanja Vidicin, fotografi kjo e cila ka rënë mjaft shumë në qendër të vëmendjes te mediat.

Sport
Shaqiri ka filluar dhe stërvitjet e tij të para me skuadrën e re Interin, me të cilën synon suksese mjaft të mëdha.
Dhe, nëpër internet po qarkullon një fotografi, ku ai shihet përballë mbrojtësit serb të Interit, Nemanja Vidicit.
Vidic ishte mjaft i koncentruar që ta bllokojë Shaqirin, i cili ka kualitete të mëdha në driblime dhe shpejtësi të hatashme.