Shaqiri: Kjo nuk është normale

Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri reagoi ashpër pas humbjes së skuadrës së tij nga Wolfsburg me rezultat 3:1 në Europa League.

Sport

12/03/2015 22:52

Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri nuk është ndarë aspak i kënaqur me lojën e skuadrës së tij që humbi 3:1 nga Wolfsburg në Europa League.

“Në fillim luajtëm shumë mirë dhe shënuam të parët. Ne kemi lojtarë të mrekullueshëm, duhet të shikojmë përpara për ndeshjen e radhës. Por, nuk është normale që të pësojmë kaq shumë, ne duhet të mësojmë nga gabimet”, u shpreh Shaqiri, për faqen zyrtare të Interit.

“Pa gabime mund t’ia dalim, por vetëm pa gabime”, theksoi ai.