Shaqiri, e ardhmja e Bayernit

Ish trajneri i Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld beson se Xherdan Shaqiri është e ardhmja e gjigantit bavarez dhe duhet të ketë durim para se të zë një vend të sigurt në formacionin bazë të ekipit.

Sport

11/08/2014 11:01

Ish trajneri i Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld ka këshilluar Xherdan Shaqirin të ketë durim dhe të luftojë për një vend në formacionin bazë në Allianz Arena.

22-vjeçari erdhi në Munich nga Basel në verën e vitit 2022, por ka vuajtur të zë vend në formacionin titullar për shkak të konkurrencës së fortë dhe dyshes Arjen Robben e Franck Ribery që mbajnë të dy krahët.

Por, Hitzfeld është optimist për të ardhmen e Shaqirit. “Xherdan është e ardhmja e Bayern Munichut”, deklaroi ish selektori i Zvicrës, Hitzfeld, për “Bild”.

“Ora punon në favor të tij. Ai është i ri dhe ka një rast të madh. Shanset e tij për t’u bërë titullar në Bayern shtohen çdo sezon”, shtoi ai.

Kurse, Shaqiri ka pranuar se pritet të mbetet në Bayern, por refuzoi të përjashtojë mundësinë e largimit.

“Mendoj se do të mbetem në Bayern. Por, gjithçka është e mundur përderisa afati kalimtar mbetet i hapur”, deklaroi ai. Shaqiri ka kontratë me Bayernin deri në qershor 2016.