Shaqir Totaj sërish kandidat për kryetar të Prizrenit nga PDK-ja
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nesër do ta zyrtarizojë kandidaturën e Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit. Sipas njoftimit, në ceremoninë e zyrtarizimit të kandidaturës së Totajt për mandatin e dytë si kryetar i Komunës së Prizrenit, i pranishëm do të jetë dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi “Ftoheni nesër (08 korrik 2025, në orën…

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nesër do ta zyrtarizojë kandidaturën e Shaqir Totaj për kryetar të Prizrenit.
Sipas njoftimit, në ceremoninë e zyrtarizimit të kandidaturës së Totajt për mandatin e dytë si kryetar i Komunës së Prizrenit, i pranishëm do të jetë dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi
“Ftoheni nesër (08 korrik 2025, në orën 20:00) në ceremoninë e zyrtarizimit të kandidaturës së z. Shaqir Totaj për mandatin e dytë si Kryetar i Komunës së Prizrenit, ku i pranishëm do të jetë dhe Kryetari i PDK-së, z. Memli Krasniqi”, thuhet në njoftim nga kabineti i kryetarit Totaj.
Sipas njoftimit, ceremonia mbahet në oborrin e shtëpisë së “Shani Efendisë” (pranë Kinemasë “Lumbardhi” në Prizren).
Deri më tani për komunën e Prizrenit, subjekti politik AAK ka propozuar kandidatin për kryetar Besnik Krasniqi.