Shaqir Totaj nominohet nga PDK për një mandat të dytë në Prizren

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, u nominua zyrtarisht për një mandat të dytë si kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit 2025. Nominimi i tij është miratuar njëzëri nga Kryesia, si…

Lajme

11/06/2025 20:20

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, u nominua zyrtarisht për një mandat të dytë si kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit 2025.

Nominimi i tij është miratuar njëzëri nga Kryesia, si dëshmi e besimit dhe mbështetjes së plotë për qeverisjen e deritanishme.

“Jam thellësisht mirënjohës për besimin e dhënë nga Kryesia e PDK-së, dega në Prizren. Ky besim është nxitje për të vazhduar me përkushtim edhe më të madh në shërbim të qytetarëve tanë” – u shpreh Kryetari Totaj.

Gjatë mandatit të tij të parë, Komuna e Prizrenit, duke u bazuar në mundësitë buxhetore, ka investuar në të gjitha fushat me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien qytetare – me theks të veçantë në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe shërbime publike. Një nga arritjet më të rëndësishme gjatë këtij mandati është fitimi i Grantit të Performancës, i ndarë për komunën për qeverisje transparente dhe llogaridhënëse, pas shumë vitesh.

Kryetari Totaj theksoi se mandati i dytë do të ndërtohet mbi themelet e vendosura me punë konkrete dhe rezultate të matshme.

“Me të njëjtin ritëm, me të njëjtin përkushtim dhe me të njëjtën përpjekje për t’i shërbyer qytetarëve, do të vazhdojmë punën në mandatin e dytë. Prizreni meriton më shumë dhe ne jemi të përkushtuar për ta realizuar këtë.”