Shantazh nëpërmjet Facebook-ut
Një person është arrestuar të shtunën në Ferizaj në dyshimin se i ka bërë shantazh një femre.
Lajme
Rasti ka ndodhur në rrugën e “Reçakut” ku sipas Policisë një person mashkull është arrestuar pasi që i njëjti përmes rrjetit social Facebook e ka shantazhuar viktimën, femër, duke i kërkuar 1 mijë euro në mënyrë që i njëjti mos të publikojë të dhënat sekrete të saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.