Shansi i fundit i Shqiptarëve të Maqedonisë

Roli i Shqipërisë dhe i Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare në atë që mund të quhet si ‘dosja shqiptare e Maqedonisë’ është konfirmim i faktorizimit gradual por të sigurt të Shqipërisë në rajonin tonë.

Lajme

13/01/2017 19:40

Siç dihet tashmë, partitë shqiptare pësuan debakël brutal në zgjedhjet e fundit legjislative në ish republikën jugosllave të Maqedonisë. Dhe krejt natyrshëm, ishte dëshpëruesetë konstatohej ulja drastike e pranisë shqiptare në parlamentin e ardhshëm të Shkupit.

Megjithatë, mendoj se ky debakël duhet të shihet vetëm si « aksident demokratik » i cili nuk guxon dhe nuk ka arsye të përsëritet në takimet a ardhshme zgjedhore. Sidoqofshin ato, rezultatet zgjedhore nuk duhet t’i dëmtojnë strategjitë afatgjata të një komuniteti apo një populli të tërë.

Nga ky këndvështrim, Shqiptarët e Maqedonisë nuk e kanë luksin as të dorëzohen dhe as të vetizolohen në këtë fazëqë me të drejtë konsiderohet kruciale për fatin e tyre. Si popull shtet-formues në një vend me apetite historike dhe identitare të pakuptuara deri sot, Shqiptarët s’guxojnë ta humbin trenin e fundit që do t’i çonte të gjithë sëbashku drejt stacionit të realizimit të interesave kolektive duke e bërë kështu të mundur nisjen e përmirësimit efektiv të gjendjes së tyre socio-politike.

Për më tepër, bashkimi i faktorit politik shqiptar në Maqedoni bëhet edhe më urgjent në kontekstin aktual gjeostratgjik rajonal dhe botëror. Me ndryshimet e fundit politike në Amerikë dhe Evropë, Ballkani, i çoroditur politikisht, çdo ditë e më shumë po largohet nga axhendat e kancelarive me peshë. Përballë luftërave që marrin me mijera jetë, masakrave të turpshme që kohën e trishtojnë, refugjatëve me miliona në kampet e dëshpërimit, tensioneve që nuk ndalen, krizave ekonomike botërore etj. etj., fuqitë e mëdha dhe aletatët tanë nuk do ta kenë më asnjë ditë për t’ia kushtuar halleve tona.

Prandaj është momenti që të hiqet dorë nga kalkulimet ekskluzivisht partiake apo individuale në mënyrë që secili lider shqiptar të ndërgjegjësohet ne raport me interesin e përbashkët të atyre që janë të supozuar t’i përfaqësojnë. Eshte më se evidente që gjendja e shqiptarëve të Maqedonisë ka mbetur në stagnim që nga Marrëveshja  e Ohrit e cila me kalimin e viteve u shëndrrua në Mosmarrëveshje të Ohrit. Shqiptarët nuk duhet të kënaqen me arritje anekdotike që nuk mundësojnë as avancim as faktorizim e tyre. Ata nuk duhet as të pranojnë më të jetojnë në një vend pa perspektivë evropiane shkaku i politikës nacionaliste anakronike të qeverive të Shkupit.

Zhvillimet e ditëve të fundit na dëshmuan se rëndësia e momentit politik në të cilin ndodhen Shqiptarët në përgjithësi dhe Shqiptarët e Maqedonisë në veçanti, ështëhetuar nga i gjithë spektri politik i atjeshëm. Njëfar shprese u zgjua. Disa hapa u bënë dhe liderët e partive shqiptare me gjasë e kuptuan se gjendeshin përballë shansit të tyre të fundit politik që do t’i vendoste ata në anën e duhur të historisë. Ky shans u konkretizua me Platformën e përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni dhe angazhimin e tyre për të punuar në realizimin e interesave dhe të drejtave të shqiptarëve që padrejtësisht u nëpërkëmben me vite e dekada.

Platforma e përbashkët morri më shumë peshë dhe vlerë falë edhe rolit të Qeverisë shqiptare,mobilizimi i së cilës e lehtësoi ujdinë e shumëpritur ndërmjet liderëve shqiptarë të Maqedonisë. Kuptohet që kjo ujdi nuk u arritë në formën dhe në rrethanat më të përshtatshme të mundshme, dhe disava mund t’iu duket ose e paqartë ose jo serioze, sidomos duke u nisë nga përvojat e mëparshme të politikës atje. Megjithatë, ky dokument përbën një bazë solide me kërkesa koherente dhe të arritshme, të cilat tani duhet t’i sqarohen si opinionit publik ashtu edhe partnerëve potencialë të partive maqedonase.

Objektivisht, kërkesat e platformës shqiptare nuk pritet të pranohen dhe plotësohenen blocnga qeveria e ardhshme. Ato mund të plotësohennë kohë të ndryshme dhe nga qeveri të ndryshme me kusht që t’i rezistojnë kohës dhe të jenë të qarta. Çdo kërkesë plotësohet më lehtë kur është e qartë. Dhe pavarësisht qëndrimit që mund ta kenë Gruevski apo Zaev lidhur me platformën e spektrit shqiptar në Maqedoni, ajo platformë duhet të bëhet pjesë programore e secilës parti shqiptare dhe thelbi i saj nuk duhet në asnjë rast të tjetërsohet.

Roli i Shqipërisë dhe i Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare në atë që mund të quhet si ‘dosja shqiptare e Maqedonisë’ është konfirmim i faktorizimit gradual por të sigurt të Shqipërisë në rajonin tonë. As Kosova dhe as Maqedonia nuk duhet të kenë frikë nga interesimi që Tirana zyrtare mund ta shprehë për hallet dhe çështjet e përbashkëta. Ky rol i Shqipërisë i ka munguar rajonit dhe na ka kushtuar shumë si popull i shpërdarë që jemi.

(Autori është ligjerues i shkencave politike në Universitetin Paris Est)