Shala: Tre pikë që na kthejnë entuziazmin

Herolind Shala, si gjithë futbollistët e tjerë të Kosovës, fitoren ndaj Moldavisë e ka cilësuar shumë të rëndësishme.

Sport

18/11/2020 23:17

Kosova në ‘Fadil Vokrri’ mposhti 1:0 Moldavinë, për të siguruar qëndrimin në Ligën C, në Ligën e Kombeve.

“Fitore shumë e rëndësishme, na janë nevojitur tre pikët, kjo fitore, për t’u kthyer entuziazmi, morali, treguam karakter, fitore e rëndësishme”, ka deklaruar Shala, përcjell lajmi.net.

“Me paraqitjen në pjesën e parë jam i kënaqur me paraqitjen, krijuam raste, në pjesën e dytë nuk krijuam shumë, i patëm dy raste të mira, me Edonin dhe Lirimin, ku kemi mundur të shënojmë”./Lajmi.net/