Shala për paralajmërimet e Maqedoncit për sulm nga Serbia: Luftën e përmend sa herë ka skandale VV-ja

Opinionisti Azdren Shala ka thënë se ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, paralajmëron rreziqe nga Serbia sa herë që Lëvizja Vetëvendosje ka ndonjë skandal. Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka përmendur disa prej këtyre rasteve që Maqedonci ka paralajmëruar rrezik për Kosovën. “Mos harroni paralajmërime për rrezik nga Serbia, unë i kam…

Lajme

17/07/2025 22:15

Opinionisti Azdren Shala ka thënë se ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, paralajmëron rreziqe nga Serbia sa herë që Lëvizja Vetëvendosje ka ndonjë skandal.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai ka përmendur disa prej këtyre rasteve që Maqedonci ka paralajmëruar rrezik për Kosovën.

“Mos harroni paralajmërime për rrezik nga Serbia, unë i kam evidentuar, gjashtë herë ka folur Ejup Maqedonci. Gjithmonë këto paralajmërime kanë ardhur pasi ka ndodhur brenda në Kosovë një skandal i Qeverisë Kurti, për të zhvendosur fokusin”, u shpreh Shala.

“Më 19 nëntor të vitit 2023 ka thënë se 48 baza ushtarake të Serbisë janë afër Kosovës, më 8 qershor të vitit 2024 paralajmëron për rrezik prapë nga Serbia, më 20 shtator 2024 thotë se ekizston prapë rreziku i përsëritjes së Banjskës, më 8 mars  2025 thotë ‘ Kosova mund t’i bëjë ball Serbisë’ këtu e vendos gjoksin pak para pa çka se ka një letër që thotë se ne nuk dërgojmë trupa atje, pasi marrëveshja në letër thotë se pa u koordinuar me KFOR-in”.

“Më 28 dhjetor prapë e kemi deklarimin e njëjtë, pra këto deklarime vijnë sa herë kemi ndonjë skandal. Një që më kujtohet mua është 27 marsit, kur ka qenë çështja e diskutimeve ‘A është më legjitim Kurti si kryeministër?’. Ndodhi certifikimi i zgjedhjeve nga KQZ-ja, këtu të bëhet ai diskutimi I drejtë, që na dha tash Supremja atë dritën jeshile që tregojke cila është e vërteta e atij raporti, ky del kallxon për sulm nga Serbia”, tha Shala.